Ish-miss Amerika ndahet nga jeta në moshën 49 vjeçare
Ka vdekur ish-miss Amerika, Lenza Cornett.

ShowBiz
“Leanza kishte një shpirt të ndritshëm. Ne e dimë se ajo nënkuptonte kaq shumë për shumëkë ”, thuhet në njoftimin e kompeticionit “Miss America:.
Leanza Cornett, ish-miss Amerika, vdiq të mërkurën nga një dëmtim në tru, shton njoftimi i Miss America. Ajo ishte 49 vjeç, shkruan NBC News, transmeton lajmi.net.
Organizata Miss America njoftoi për vdekjen e saj të mërkurën.
“Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje e papritur në familjen tonë Miss America dhe ndihemi shumë keq për familjen e saj dhe miqtë e ngushtë për humbjen e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Një zëdhënës i “Miss America: konfirmoi në një email për NBC News se Cornett vdiq nga ndërlikimet në lidhje me një dëmtim të trurit të pësuar gjatë një “rrëshqitje dhe rënie në shtëpi”.
Pasi fitoi Miss America më 1993, Cornett mbrojti ndërgjegjësimin për AIDS si platformën e saj gjithëvjetore.
Cornett më vonë luajti në disa seri televizive, përfshirë “Saved by the Bell: New Class”, “CSI: Crime Scene Investigation” dhe “Weeds”.
Ish-burri i Cornett, Mark Steines shprehu trishtim për humbjen, ndërsa thotë se bashkë me fëmijët do ta kujtojë gjithmonë. /Lajmi.net/