Ish-ministrja e Drejtësisë kërkon dorëheqjen e Selimit pas skandalit me këshilltarin e arrestuar për drogë
Ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka punësuar si kështilltar Enis Qerkën që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë.
Lajme
Pas lajmit në media, Selimi bëri të ditur se ka ka liruar nga detyra këshilltarin e tij.
Haxhiu ka thënë se përkundër këtij veprimi, Selimi duhet të japë dorëheqje, shkruan Reporteri.
Reagimi i plotë:
Në gazetën koha ditore sot u raportua që i arrestuari për 113 kg drogë, është bërë këshilltar i jashtëm i Ministrit të Drejtësisë, z.Selim Selimi.
Për këtë në secilin shtet normal, Ministri do të duhej të jepte dorëheqje.
Sot, Ministri që këshillohej nga ai që ishte zënë me 113 kg drogë, paska thënë që pas raportimit në medie e ka liruar nga detyra këshilltarin. Pra meqë mediat paskan raportuar se përndryshe as nuk do të bëhej fjalë për lirimin e tij.
Si ka mundësi që vendos nënshkrimin për një këshilltar që nuk e di se kush është?
Në faqen e Ministrisë së Drejtësisë janë vendimet për këshilltarët tjerë por jo edhe për këtë. Kjo vërteton që Ministri e ka ditur por nuk u thotë JO atyre që e kanë vendosur në krye të Ministrisë! /Lajmi.net/