Ish-minatori i Trepçës emocionohet para Kuvendit: Formoni parlamentin, boll e kënaqet Serbinë
Një qytetar i Mitrovicës, njëherësh ish-minator ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës. Ai para gazetarëve kërkoi që sa më shpejt të formohet Kuvendi i Kosovës, duke shtuar se nuk duhet dhënë shkas Serbisë që të “kënaqet”. “Në emër të ish minatorëve dhe të punëtorëve kombinatit Trepça me 17 nëntor të 88-tës me 16 nëntor…

Lajme
Një qytetar i Mitrovicës, njëherësh ish-minator ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës.
Ai para gazetarëve kërkoi që sa më shpejt të formohet Kuvendi i Kosovës, duke shtuar se nuk duhet dhënë shkas Serbisë që të “kënaqet”.
“Në emër të ish minatorëve dhe të punëtorëve kombinatit Trepça me 17 nëntor të 88-tës me 16 nëntor kena marr vendim me ardh në kam me 17 nëntor 52 kilometra prej standërkut deri në Prishtinë, për me i kërku të drejtat tona popullore dhe të drejtën tonë shtetërore për cka kush jemi e për kanë që kërkojmë me pas të drejta të barabarta sikurse të gjithë popujt liridashës tu na u cenu të drejtat prej shkaut tu i shfrytëzu të gjitha resurset kosovare na murrem vendim me ardh në kam për Prishtinë ju lutem Azizi u dek Burhani është gjallë muni me pyt, ktu qe ku jamt tu punu që mkan burgos, jau kena dhanë votat ktyre deputetëve e po na i keqpërdorin, boll e knaqet Serbinë, se boll na ka sakatue, boll na ka masakru e boll na ka dhunu. Sot kam vendosur se prej 1260 minatorëve, edhe 217 jemi gjallë. Kam qenë edhe një javë kam kërku, ma kanë refuzu. Vullneti për me e tregu të vërtetën, për çka kemi luftuar”, ka thënë ai. /Lajmi.net/