Ish lojtari i Realit: Perez do i sjellë Haaland dhe Mbappe gjatë verës në Madrid

Ish sulmuesi i Real Madridit, Alfonso pret që presidenti Florentino Perez të provojë dyshen Kylian Mbappe dhe Erling Haaland në verë.

Sport

27/10/2021 15:21

Dy lojtarët janë të lidhur me largimin nga klubet momentale dhe favoriti për të fituar shërbimet e dy yjeve është gjiganti spanjoll, transmeton lajmi.net.

Alfonso është i sigurt se Perez do arrijë t’i bind të dy për të kaluar në “Santiago Bernabeu”.

“Sigurisht, unë do shkoja për të dy. Real Madrid gjithmonë ka pasur lojtarët më të mirë në botë. Florentino do t’i sjellë të dy”.

“E pëlqejë Karim Benzema. Është lojtar që e bën skuadrën të luajë, mbrojtur dhe di si ta mbajë topin. Ai e di sa i rëndësishëm është për skuadrën me gola dhe mënyrën e lojës”

Pos kësaj, Alfonso lavdëroi lartë edhe Vinicius Junior: “Është i ri dhe premtues, një ndër më të mirët falë shpejtësisë. Ai do këtë kohë për të shfaqur talentin në botë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mbappe me shumë gjasa në verë do t’i bashkohet Realit si agjent i lirë, ngase ende nuk ka rinovuar me PSG-në dhe është duke refuzuar të vazhdojë qëndrimin në “Parkun e Princave”.

Kurse, sa i përket Erling Haaland, ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro, ndërsa kërkohet edhe nga top gjigantët evropianë./Lajmi.net/