Ish-koloneli Morina: Duhet të fuqizohen më shumë dënimet
Pa u bërë 24 orë, në Kosovë ka ndodhur tri vrasje tragjike. Fillimisht një 19-vjeçar e ka vrarë me armë zjarri në bashkëmoshatar të tij në mbrëmjen e së dielës. Ndërsa në orët e mesditës, të së hënës u raportua se ka mbetur e vdekur një grua dhe një burrë ka kryer vetëvrasje në Stanoc…

Lajme
Pa u bërë 24 orë, në Kosovë ka ndodhur tri vrasje tragjike. Fillimisht një 19-vjeçar e ka vrarë me armë zjarri në bashkëmoshatar të tij në mbrëmjen e së dielës.
Ndërsa në orët e mesditës, të së hënës u raportua se ka mbetur e vdekur një grua dhe një burrë ka kryer vetëvrasje në Stanoc të Vushtrrisë.
Refki Morina, ish-nënkolonel policor tha se fakti që kanë ndodhur tri vdekje tragjike nga vrasjet është shqetësuese dhe duhet të jetë edhe shqetësim për “institucionet e rendit dhe ligjit”. Morina tha se disa nga mënyrat e minimizimit të ngjarjeve të tilla tragjike duhet të jetë edhe fuqizimi i madh i dënimeve dhe sanksioneve ndaj kryerësve të veprave penale të tilla.
“Shqetësuese tri vrasjet e fundit.. Dhe duhet të jetë edhe shqetësim për opinionin dhe institucionet e vendit. Institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për minimizimin e veprave të tilla, sidomos vrasjeve. Pasi që kemi të bëjmë me humbjen e jetës së njeriut.
Për minimizimin e veprave penale, është mire të kemi patrullime të Policisë së Kosovës kudo, në çdo hapësirë pasi që personat që mbartin armë me vete ilegale të jenë të pasigurtë. Pasi ato duhet të konfiskohen.
Duhet edhe tek edukimi I gjeneratave të reja, sidomos dëmet që I shkakton arma. Gjithashtu vazhdimisht institucionet gjyqësore të fuqizojnë dënimet dhe sanksionet për kryersin e këtyre veprave penale. Duhet përfshirje e institucioneve gjyqësore, policies, gjykatave por edhe institucioneve edukatore për investimin tek gjeneratat e reja, pasi mbartja e armëve është e rrezikshme”, tha Morina në Dukagjin.