Ish-këshilltari i Thaçit: Atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën Gërvalla për dy vjet

Artan Behrami, sh-këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka akuzuar rëndë Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, duke thënë se kjo ministri ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit. Behrami ka thënë se atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën ministrja Gërvalla për pothuajse dy…

Lajme

23/08/2022 16:09

Artan Behrami, sh-këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka akuzuar rëndë Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, duke thënë se kjo ministri ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit.

Behrami ka thënë se atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën ministrja Gërvalla për pothuajse dy vjet, shkruan lajmi.net.

“Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë vizitë përmbajtësore, asnjë investim, asnjë… Pasi ka hequr dorë nga politika e Jashtme, ajo tani ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të MPJ-së”, ka shkruar Behrami.

Ai ka thënë se të gjithë ata që po frikësohen e që po heshtin brenda dhe jashtë MPJ-së, duhet të dinë se janë bashkëpjesëmarrës në këtë krim.

Postimi i plotë:

Atë që nuk ka arritur ta bëjë Serbia tash e dy dekada, po e bën Donika Gërvalla për pothuajse dy vjet.

Asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë vizitë përmbajtjesore, asnjë investim, asnjë…

Pasi ka hequr dorë nga politika e Jashtme, ajo tani ka hyrë në fazën e fundit të shkatërrimit të MPJ-së!

Të gjithë ata që po fikësohen, që po heshtin brenda dhe jashtë MPJ-së, duhet ta dijnë se janë bashkëpjesëmarrës në këtë krim! /Lajmi.net/