Ish kapiteni i Serbisë: Nëse nuk ndodhë kjo, do të luajë për Kosovën

Arton Zekaj është i gatshëm që të luajë për Kosovën.

Sport

26/11/2018 09:41

Ish-kapiteni i kombëtares së Serbisë, Arton Zekaj, është i gatshëm që të luajë për Kosovën, pasi sipas tij ai tashmë ka marr ftesë.

18 vjeçari që aktualisht luan te Nice, nuk po konsiderohet i rëndësishëm nga Përfaqësuesja e Serbisë, andaj është i gatshëm që ta pranojë ftesën e Kosovës.

“Kam ftesë nga Kosova që më ka kërkuar të luajë për ta. Do të luajë për ata që më dëshirojnë më shumë”, tha fillimisht Zekaj për Kurir, përcjell “lajmi.net”.

“Do të dëshiroja të vazhdojë aty ku kam luajtur edhe për kategorinë e të rinjve, por nëse nuk me duan, atëherë nuk ka se çfarë të bëjë.

“Nëse do të kisha mundësi të zgjedh, do të luaja për Serbinë, vendin ku kam lindur, jam rritur dhe ku kam debutuar për ekipin përfaqësues”, ka shtuar më tej 18 vjeçari.

Zekaj ka lindur në Suboticë, mirëpo prindërit e tij janë me prejardhje nga Prizreni. /Lajmi.net/