Ish-gjenerali Rrahman Rama: Nuk është hera e parë që FSK shkon në veri, kemi shkuar në vitin 2014, 2016 dhe 2019
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka reaguar lidhur me përfshirjen e FSK-së në operacionin e kërkimit për trupin e 33-vjeçarit që dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit në veri të vendit. Në një deklaratë për televizionin T7, Rama u shpreh se kjo çështje nuk duhet të bëhet objekt i…

Lajme
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka reaguar lidhur me përfshirjen e FSK-së në operacionin e kërkimit për trupin e 33-vjeçarit që dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit në veri të vendit.
Në një deklaratë për televizionin T7, Rama u shpreh se kjo çështje nuk duhet të bëhet objekt i debatit politik, duke theksuar se FSK edhe më herët ka marrë pjesë në operacione të ngjashme në veri, transmeton lajmi.net
“Kjo çështje nuk duhet të politizohet. Nuk është hera e parë që FSK ka shkuar në pjesën veriore. Kemi shku në vitin 2014, 2016, 2019. Ju kujtohet rasti kur në korrik të vitit 2014 ka qenë një aksident mes dy barkave dhe kemi bërë kërkim-shpëtimin në liqenin e Ujmanit,” – ka deklaruar ai.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur në rrjetet sociale dhe skena politike është hapur debat lidhur me vepreimt e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila tentoi të përfitoi nga prania e FSK-së në veri gjatë këtij operacioni dhe mori kritika për, siç u cilësua nga komentuesit, përdorimin e një tragjedie për përfitime politike.
Qytetarë të shumtë kanë reaguar në rrjete sociale, duke e akuzuar LVV-në për instrumentalizim të ngjarjes dhe përpjekje për të krijuar përshtypjen e një vendimi të jashtëzakonshëm për angazhimin e FSK-së në veri – ndonëse, siç sqarojnë njohësit e fushës dhe vetë ish-gjenerali Rama, FSK ka qenë në atë zonë edhe në të kaluarën, gjithmonë në koordinim me KFOR-in, në përputhje me marrëveshjen me NATO-n./lajmi.net/