Ish e dashura e Stines dhe ish gruaja e tij bëhen bashkë për një arsye

Dy ish-at e Stines janë bërë bashkë dhe e kanë 'ngacmuar' atë nëpërmjet një postimi.

ShowBiz

07/02/2019 10:55

Moderatorja Roza Lati e cila vite më parë ishte në lidhje me Stinen, sot ka raporte shumë të afërta me ish gruan e tij, shkruan lajmi.net.

Kjo nënkuptohet nga një fotografi të cilën e ka publikuar Roza në Instagram. Ato janë bërë bashkë pasi Roza e ka ftuar Grazian në emisionin e saj.

Madje moderatorja e ‘WhyNot’ e ka etiketuar Stinen në postim dhe në njëfarë mënyre ky duket si ngacmim.

“Stine, shiko me kë jam!!!. Këtë të diel me Grazian, super puntatë”, ka shkruar Roza pranë postimit në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Btjd9nJlVsz/

Dihet tashmë që Stine dikur ishte në lidhje me Roza Latin dhe së fundmi i ka dhënë fund edhe martesës edhe me Grazian.

Këtë të fundit e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram nëpërmjet të cilit tregoi se ai dhe gruaja e tij i kanë ndarë rrugët.

Mirëpo për ta konfirmuar një gjë të tillë në mënyrë direkte nga vet Stine, lajmi.net ka kontakutar me të dhe këngëtari e ka pranuar një gjë të tillë.

I pyetur nëse ka gjasa që ata të pajtohen, Stine për lajmi.net tha se nuk beson se do të ndodhë një gjë e tillë. Stine dhe Grazia bashkë kanë edhe fëmijë.

Se për çfarë do të flasin Roza dhe Grazia në emision dhe a do t’i pëlqejë kjo Stines mbetet ta shohim.

Sa i përket ndarjes së Rozës me Stinen ajo ka folur para tre vitesh në një emision me Orinda Hutën ajo kishte treguar se lidhja e tyre ishte e vështirë dhe nisi në kohën kur Stine po shijonte sukseset më të mëdha në karrierë.

Më pas ata u bënë bashkë në ‘Dance with me’ por jo si dy të dashuruar.

“Ne nuk jemi bashkë, morëm pjesë në një spektakël kërcimi ku vinte edhe e dashura e tij. Madje të dashurën e tij e kam mike në Facebook.
Me Stinen jam lidhur në periudhën e tij më të suksesshme, por ka qenë një lidhje e vështirë. Nesti ishte 26 vjeç atëherë unë 17. Nuk mund të lidhesh me një djalë 26 vjeçar në kulmin e karrierës, një djalë simptatik që i shkojnë të gjitha vajzat nga pas.
Një djalë, i cili ka qenë lehtësisht i shpërqendrueshëm ndonëse mua më kishte përzemër. Kemi patur shumë përplasje dhe njerëzit e tjerë nuk na linin rehat. Ne bëmë tre vjet të lidhur”, ka thënë Roza atë kohë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsAlpAtgolM/

YouTube player