Ish banorja bën tatuazhin dedikuar Big Brother VIP

Big Brother VIP ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e mundshme.

ShowBiz

06/02/2022 19:21

Ky edicion i BBV-së është shndërruar në njërin ndër emisionet më shikuar në shqiptari, shkruan lajmi.net.

E pothuajse se cili banorë aty brenda ka krijuar tashmë kujtimet e tyre të bukura.

Paloma është njëra ndër banoret që ka qëndruar pak kohë brenda shtëpisë së BBV-së por që është lidhur shumë me të.

Si njëri ndër kujtimet më të bukura ajo ka menduar që këtë ta kujtojë përmes një tatuazhi.

Pasi Fifi bëri tatuazhin ‘filoqyl’, edhe Paloma bëri një tattoo.

Gazetarja publikoi në Instastory një imazh duke prezantuar tatuazhin.

Paloma ka bërë simbolin e formatit që simbolizon vëzhgimin e pambarueshëm të të gjithë konkurrentëve.

Ajo ende merrë pjesë në spektaklet e BBV-së përkundër disa ish banorëve që nuk e kanë bërë një gjë të tillë./Lajmi.net/