Ish-banori i “Big Brother VIP”: Donaldin e ndihmoi futja e Borës

Mbrëmë u mbajt programi "Fun Club Big Brother VIP", ku të ftuar ishin pothuajse të gjithë ish-banorët.

ShowBiz

16/02/2022 08:38

Ndërkohë, ata komentuan disa nga ngjarjet më të rëndësishme brenda shtëpisë e që kanë të bëjnë me finalistët, shkruan lajmi.net.

Ish-banori, këngëtari, Ardit Çuni, komentoi situatat e Donaldit i cili tha se për të shkuar deri në finale atij i ka ndihmuar takimi romantik me moderatoren, Bora Zemani dhe ish-partneren e tij.

“Futja e Borës e ndihmoi dihet që ka qenë i fortë, një ndër momentet e para, ajo ka qenë pikënisja, pastaj ai e ka mbajtur lojën me debate”, tha Arditi. Ndryshe, aktori i humorit, Donald Veshaj u shpall finalisti i tretë në “Big Brother VIP” , pas Ilirit dhe Beniadës, ku balerini ishte i pari ndërsa, modelja e dyta.

E rëndësishme të theksohet se  finalja e madhe do të mbahet me 18 shkurt ditën e premte./Lajmi.net/