Ish-banori flet pas ngjarjes në Big Brother: Veprim shumë i poshtër nga Jozi, më vinte të futesha brenda ekranit
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Shkëlzen Oruçi, ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në shtëpinë e famshme. Ai thotë se për të ishte një befasi e madhe se nuk e priste një gjë të tillë nga ana e Jozit. Tutje thekson se Big Brother është një format i tillë dhe një lojë…

ShowBiz
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Shkëlzen Oruçi, ka komentuar situatën e fundit të ndodhur në shtëpinë e famshme.
Ai thotë se për të ishte një befasi e madhe se nuk e priste një gjë të tillë nga ana e Jozit.
Tutje thekson se Big Brother është një format i tillë dhe një lojë nervash, që duhet të përballesh me çdo situatë.
“Ishte shumë befasi, nuk e prisja. Të shkonte deri në këtë pikë nuk e kisha besuar ndonjëherë. Unë që isha në Prime dhe instiktivisht më erdhi të shkoja me vrap nga ekrani, ishte shumë e rëndë. Shumë gjest i poshtër. Dukej sikur e kishte menduar mirë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Gjasmë jo pse i hapi derën, ai është një format i tillë, lojë nervash. Akoma jam i traumatizuar nga kjo pjesë”.
Shkëlzeni sa ishte brenda ka pasur një raport tejet të mirë me Gjestin, një mik të afërt.
Jozi pas këtij veprimi u shoqëua nga Policia, por që u lirua akoma pa bërë 24 orë.