Ish-anëtari i KQZ-së publikon dokumente për manipulimin e votave në Prishtinë (Foto)
Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për vjedhje të votave në Prishtinë.
Lajme
Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook ato që ka thënë se janë dokumente zyrtare, që gjoja tregojnë dallaverxhinjtë e procesit zgjedhor në Prishtinë.
“Dokumentet zyrtare tregojnë dallaverxhinjët e vërtet të procesit zgjedhor në Prishtinë…asnjë dallaver eventual nuk do të kalojë, vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e djeshme, duhet të pastrohet dhe qartësohet!”, ka shkruar Dushi në rrjetin social.