Ish-Ambasadori Peci: Demarkacioni të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese

Drejtori ekzekutiv i KIPRED dhe ish –ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Suedisë Lulzim Peci ka dalë më nje propozim që marrëveshja për demarkacionin të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese para se të dërgohet për votim në Parlament.

Lajme

06/12/2017 13:08

Peci ka thënë se Gjykata do të duhej ta shqyrtojë përputhshmërinë e principit të përcaktimit të kufirit në bazë të zonave kadastrale me Kushtetutën e vendit.

“Propozoj qe para se te procedohet ne votim marreveshja per demarkacionin, ajo te dergohet ne Gjykaten Kushtetuese, dhe te shqyrtohet perputhshmeria e principit te percaktimit te kufirit ne baze te zonave katastrale te komunave me Kushtetuten, dhe se zbatimi i nje principi te tille a e demton integritetin territorial te vendit tone. Nese kjo eshte ne rregull, atehere nuk kemi se cfare te diskutojmë” ka thënë shkruar Peci në Facebook.

Ndryshe Ish- ambasadori kosovar, Lulzim Peci përmes një postimi në Facebook, pasi Qeveria dërgohi në Kuvend projektligjin për demarkacionin dhe raportin e Komisionit Shtetëror për kufirin me Malin e Zi, ka shkruar se Komisioni Bulliqi nuk ka sjell asnjë fakt që kufijtë e tanishme e Kosovës nuk përputhen me kufijtë kadastral të Komunës së Pejës dhe Deçanit.

“Sa po mundem te kuptoj nga mediat, Komisioni nuk solli asnje fakt qe kufinjte e tanishme te Kosoves nuk perputhen me kufinjet kadastral te Komunes se Pejes dhe Decanit.Nese ky komision nuk e ka dokumentuar kete mos perputhje, atehere cfare ka bere?”, ka shkruar ai.