Ish-ambasadori i Holandës mesazh për qytetarët: Protestoni me dinjitet, Gjykata Speciale duhet të shfuqizohet

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të protestojnë me dinjitet. Pa dhunë e pa slogane të këqija. Në një deklaratë për Nacionalen, Bosch që ishte ambasador në Kosovë kur u themelua Gjykata Speciale, thotë se kjo gjykatë ka devijua nga qëllimi që ishte krijuar. Ai ka thënë…

Lajme

06/08/2025 10:16

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ftuar qytetarët e Kosovës që nesër të protestojnë me dinjitet. Pa dhunë e pa slogane të këqija.

Në një deklaratë për Nacionalen, Bosch që ishte ambasador në Kosovë kur u themelua Gjykata Speciale, thotë se kjo gjykatë ka devijua nga qëllimi që ishte krijuar.

Ai ka thënë se pavarësisht që u konfirmua që nuk ka pasur trafikim të organeve, Specialja po vazhdon të veprojë pa asnjë mbikëqyrje.

“Ajo u krijua mbi bazën e akuzave për trafik organesh. Kur gjyqtari Williamson përfundoi se kjo nuk kishte ndodhur, arsyeja e ekzistencës së saj u zhduk dhe procesi duhej të ndalej. Tani kjo gjykatë, e cila supozohet të jetë një gjykatë kosovare, vepron pa asnjë mbikëqyrje”, thotë ai për Nacionalen.

Ish-ambasadori Bosch thotë se Gjykata Speciale nuk ka asnjë transparencë. Madje, me pranimin e provave të fundit nga Shërbimi Sekret i Serbisë, vetëm sa e minon besimin.

“Siç u vendos nga BE-ja, BE-ja duhet të shohë çfarë po bëjnë ata keq, sepse nuk tregojnë asnjë transparencë, gjë që është shumë keq. Gjithashtu, pranimi i të ashtuquajturave prova nga shërbimi sekret serb e minon edhe më tej besueshmërinë e tyre”, tha Bosch.

Ai kërkoi që kjo gjykatë të shfuqizohet, dhe të themelohet një Gjykatë për krimet e luftës në Ukrainë.

“Kjo gjykatë, e cila i kushton shumë taksapaguesve, duhet të shfuqizohet për t’i lënë vend një gjykate për Ukrainën”, thekson ai.

Si rezultat, Bosch ka një mesazh për qytetarët.

“Mesazhi im është: protestoni me dinjitet – pa dhunë apo slogane të këqija”, shprehet ish-amabsadori i Holandës në Kosovë.

Parti politike, sindikata, grupe të tifozëve.

Moblizim i jashtëzakonshëm është parë lidhur me protestën e cila do të mbahet të enjten nga ora 17:00 kundër padrejtësive nga Gjykata Speciale.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës, dhe është mbështetur nga një pjesë e madhe e shoqërisë.