Isaac ‘thumbon’ Dua Lipën, paraja dhe fama u bënë shkak i ndarjes?

Dua Lipa dhe Isaac Carew javë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre .

ShowBiz

14/07/2019 14:44

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ishte në një lidhje të gjatë dashurie me kuzhinierin Isaac Carew me të cilin së fundmi edhe u nda, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pas ndarjes me të ajo ‘ngushëllimin’ e gjeti te dikush tjetër, modeli tre vite më i ri Anwar Hadid.

Foto 1

Foto 2

E pas kësaj Isaac ka reaguar për herë të parë nëpërmjet rrjeteve sociale, postime të cilat duket sikur janë ‘thumb’ direkt për Dua Lipën.

“Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh”, ka shkruar ai në Twitter./Lajmi.net/