Isa bën fushatë me himn dhe flamur të Ibrahim Rugovës

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një vizite që ka pasur sot në Istog, ka thënë se kjo parti do t’ia kthejë Kosovës himnin që e kishte propozuar ish presidenti Ibrahim Rugova.

Lajme

28/04/2014 21:39

Në disa fotografi që ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shkruar se Istogu ia dha Kosovës presidentin Rugova dhe LDK, sipas tij, do t’ia kthejë Kosovës himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”.

“Istogu ia dha Kosovës Presidentin Rugova, ia dha edhe Fadil Feratin. Ne do t\’ia kthejmë Kosovës himnin \”Kur ka ra kushtrimi n\’Kosovë\” dhe Flamurin e Dardanisë”, ka shkruar Mustafa.