IS ka vrarë palestinezin
Shteti islamik ka publikuar sot një xhirim me të cilin konfirmohet vrasja e palestinezit nga Jerusalemi Lindor, Miuhamed Musalam.
Bota
Ai është marrë peng për spiunimin për Izraelin para tre muajsh në Siri, transmetojnë mediat izraelite, ndërsa njofton NBC amerikan.
Familja Musalam në shkurt i ka konfirmuar gazetës izraelite “Haarec” se djali i tyre ka udhëtuar në Siri që të luftojë për Shtetin Islamik.
Më vonë IS ka publikuar artikullin me Musalamin në magazinën e tyre “Dibik” me titull “Intervistë me spiunin që punon për Mosadin”.
Musalam ka jetuar me familje në lindje të Izraelit dhe pas përfundimit të shkollës së mesme ka punuar si vullnetar në shërbimin e zjarrfikësve të Izraelit.
Babai i tij, Said Musalam ka deklaruar për “Haarec” se djali i tij para tre muajsh i ka thënë se po shkon në një kurs në Izrael dhe e ka lutur t’i japë para.
“Ka shkuar atë mëngjes dhe ditën tjetër kam tentuar ta thërras, por telefoni ka qenë i shkyqur”, ka thënë babai, duke shtuar se “kam menduar se ka qenë i zënë”.
“Pas një jave kemi marrë një e-mail se dëshiron të bëhet martir dhe se heq dorë nga jeta dhe nga familja e tij”, ka thënë Said Musalam.