Ironia e Stresit pas lirimit të Encës: Po ata djem…
Javën e kaluar, Enca u arrestua si rezultat i operacionit “Balcony”. Nga kërkimet, policia gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis në shtëpisë e saj. Më pas, Gjykata e Tiranës vendosi që këngëtarja të lirohej nga paraburgimi, duke i caktuar edhe masën “detyrim paraqitjeje”. Sapo u la e lirë, Enca postoi në rrjetet sociale dhe…

ShowBiz
Javën e kaluar, Enca u arrestua si rezultat i operacionit “Balcony”.
Nga kërkimet, policia gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis në shtëpisë e saj. Më pas, Gjykata e Tiranës vendosi që këngëtarja të lirohej nga paraburgimi, duke i caktuar edhe masën “detyrim paraqitjeje”.
Sapo u la e lirë, Enca postoi në rrjetet sociale dhe mes qindra komenteve, spikati edhe ai i Stresit, i cili, ironikisht shkroi: “Po ata djem nënash që për dy cigare janë në burg?”, referuar vendimit për nxjerrjen e Encës nga paraburgimi.
Pavarësisht të gjithave, nuk besojmë se Stresi është fiks individi i duhur për të bërë një koment të tillë në postimet e Encës, për shkak të një historie të gjatë që ai ka me bimën e kanabisit.
Në video dhe foto të ndryshme, reperi s’është kursyer të tregojë se po, e konsumon kanabisin.
Për një rikujtesë të vogël, ne kërkuam në Google (sepse interneti nuk harron) dhe ja ku shfaqet Stresi me bimën për të cilën komentoi Encën.