Irina Shayk harron Bradleyn, në lidhje të re me aktorin e njohur

Modelja ruse hap faqe të re në jetën e saj.

ShowBiz

24/06/2019 23:15

Irina Shayk duket se e ka kthyer tashmë faqen dhe me sa duket zemra e saj po rreh për dikë tjetër, shkruan ‘Dagospia’, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve modelja është në një marrëdhënie me djalin e aktorit të njohur Clint Eastwood, Scott Eastwood.

Tani për tani akoma nuk ka asgjë zyrtare por në Hollywood kanë filluar thashethemet që shumë shpejt Irina Shayk dhe Scott Eastwood do të jenë çifti më i ri i shoubizit. /Lajmi.net/