IPKO me ftesë për ofertim për furnizim me materiale për “Hybrid fiber-coaxial”

IPKO ka ftuar të interesuarit për ofertim për “Furnizimi me material për “Hybrid fiber-coaxial (HFC)”.

Lajme

21/03/2022 10:20

Dokumentacioni me kërkesat dhe kushtet e përgjithshme mund të tërhiqet në ndërtesën e IPKO-s në Ulpianë në Prishtinë.

Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më larg se 12.04.2022, ora 15:00. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.

Njoftimi:

Data: 21.03.2022

Vendi: Prishtinë, Kosovë

Ref.: 0015-03-22

Nga: IPKO Telecommunications LLC

Titulli: Ftesë për ofertim – Furnizimi me material për “Hybrid fiber-coaxial (HFC)”.

Të nderuar,

IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurues për “Furnizimi me material për “Hybrid fiber-coaxial (HFC)”.

Dokumentacioni me kërkesat dhe kushtet e përgjithshme për aplikim/ofertim mund të tërhiqet më 21, 22 dhe 23 Mars 2022 në ndërtesën e IPKO-s në Rr. Zija Shemsiu nr.34, Ulpianë, Prishtinë.

Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më larg se 12.04.2022, ora 15:00. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.

Sinqerisht,

IPKO Telecommunications

Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34

10 000 Prishtinë.