IPK rekomandon suspendimin e kapitenit policor në Mitrovicë: Dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni police, respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz. Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të…

Lajme

19/04/2024 17:18

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni police, respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz.

Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me veprimet hetimore.

IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe mbrojtësin e viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për urdhër mbrojtës në gjykatën kompetente.

Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor. Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.