IPK-ja kërkon nga Policia procedurë ndaj zyrtarit që përkrahu kolegët e dyshuar
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kërkuar nga Policia e Kosovës nisjen e procedurës disiplinore ndaj zyrtarit policor Betim Hasi. Krejt kjo pasi u raportua se si Hasi në një koment në rrjete sociale përkrahu dhunën fizike të të dyshuarve kolegëve të tij, ndaj një personi në Klinë. “Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon…

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka kërkuar nga Policia e Kosovës nisjen e procedurës disiplinore ndaj zyrtarit policor Betim Hasi.
Krejt kjo pasi u raportua se si Hasi në një koment në rrjete sociale përkrahu dhunën fizike të të dyshuarve kolegëve të tij, ndaj një personi në Klinë.
“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se në kuadër të mandatit të vet ligjor për hetim dhe mbikëqyrje të sjelljes së zyrtarëve policorë dhe garantim të standardeve etike dhe profesionale brenda Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Policia që të iniciohet procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor në fjalë për sjellje të papërshtatshme dhe dyshim për kryerje të shkeljes së rëndë disiplinore”-thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Betim Hasi shkurt për KALLXO.com ka thënë se llogaria e tij nuk është aktive tash e disa ditë.
“Nuk jam person që shpërndaj në rrjete sociale as mirë, as keq. Kam qenë duke fjetë dhe e pashë që më kishin thirrë shumë persona edhe kolegë. Nuk kam qasje në të, e njoftova edhe hierarkinë edhe standardet, edhe IT në institucionin ku punoj”- tha Hasi përmes telefonit.
Betim Hasi, zyrtar policor në Gjakovë, në rrjete sociale ka përkrahur dhunën fizike që kolegët e tij dyshohen se përdorën ndaj një personi në Klinë.
Në njërën nga faqet online në të cilën u publikua video-incizimi, derisa shihej se si bëhej arrestimi i një personi e më pas edhe sulmi fizik ndaj tij, Hasi ka shkruar një koment, duke thënë se rrahja sipas tij ishte meritore.
“I ka shajte edhe e kane rre, rrahje meritore, tjeter here zyrtareve policore ju uroj fat ne lokacion pa kamera” – theksohet në komentin e tij.