Iphone-t e së ardhmës, kjo është veçoria e tyre

Disa nga krijuesit e smartfonëve kanë përfshirë aftësinë e karikimit wireless në pajisjet e tyre për disa vite, duke ju lejuar kështu të vendosni telefonin tuaj në karikim pa nevojën e një kabëlli. Por Apple ka qenë shumë larg kësaj teknologjie deri më tani.

Auto & Tek

08/02/2016 05:45

Apple është duke punuar për të shtuar karikimin wireless në telefonat e tij por kompania thuhet se është në kërkim të një teknologjie të gjeneratës së ardhshme e cila do ju lejojë të karikoni telefonin edhe nëse pajisja nuk është në kontakt fizik me karikuesin.

Detajet janë shumë të varfëra në këtë pikë por thuhet se Apple është duke kërkuar një teknologji që ju jep mundësinë e karikimit larg nga karikuesit wireless. Që kjo teknologji të funksionojë do ju duhet të jeni pak metra larg nga karikuesi.

Kjo teknologji thuhet se mund të jetë gati gjatë vitit 2017.

Apple nuk është e vetmja kompani që po punon në karikimin pa tel me një rreze të gjatë dhe në fakt Apple po punon mbi këtë projekt me disa partnerë në SHBA dhe Azi./techsot