iPhone 12: Çmimi, data e lansimit dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për të

Apple iPhone 12 është padyshim një nga telefonat që po pritet me më padurim këtë vit.

Auto & Tek

02/07/2020 19:34

iPhonet e rinj zakonisht shfaqen çdo shtator, por ndërprerjet e punës në fabrikë si pasojë e COVID-19, e kanë shtyrë datën e lansimit të iPhone 12. Raportet tregojnë që Apple do të vonojë lansimin për të paktën një muaj për shkak të krizës globale të koronavirusit.

GizChina raporton se nuk do ketë telefona të rinj të Apple-it deri në nëntor.

Lajmet kanë treguar se në dispozicion do jenë katër modele: iPhone 12 (5.4), iPhone 12 Max (6.1), iPhone 12 Pro (6.1) dhe iPhone 12 Pro Max (6.7).

Për sa i takon çmimeve, ne kemi dëgjuar lajme se iPhone 12 do të kushtojë rreth 649 dollarë, sipas Jon Prosser të FrontpageTech. Ai pretendon se ky çmim do të rritet në 749 dollarë për iPhone 12 Max, 999 dollarë për iPhone 12 Pro dhe 1.099 dollarë për 12 Pro Max. /Lajmi.net/