Inzahgi: Ne po ndjekim Milanin dhe Napolin
Interi arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Juventusit, në garë për titull të Scudettos.
Sport
‘Nerrazzurët’ mposhtën ‘Zonjën e Vjetër’, me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31, në Seria A.
Pas ndeshjes foli trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ai tha se janë duke ndjekur Milanin dhe Napolin në garën për Scudetto.
“Është një hap themelor për ne. Ne po ndjekim Milanin dhe Napolin, e dimë që kemi lëshuar pikë së fundmi, por do të përpiqemi t`i rikuperojmë ato në tetë ndeshjet e mbetura”, tha Inzahgi pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
Në lidhje me rinovimin e kontratës, trajneri tha se i ka kërkuar përfaqësuesve të presin deri në fund të sezonit.
“Kam një kontratë dy vjeçare, klubi tashmë më ka kërkuar të vazhdoj, por i kam kërkuar që të presin në fund të sezonit. Sipas mendimit tim, kontratat vlejnë shumë”, deklaroi ai.
Pas kësaj fitore Interi gjenden në pozitën e tretë me 53 pikë gjithsej dhe me një ndeshje më pak./Lajmi.net/