Inzaghi për Barcelonën: Do të përballemi me një prej skuadrave më të forta në Evropë

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën e Barcelonës. Inzaghi është paraqitur në një konferencë shtypi para ndeshjes së radhës në Champions League, të cilën skuadra e tij e luan ndaj Barcelonës. Për kundërshtarin e radhës, trajneri italian ka vetëm lëvdata. Ai e sheh Barcën si skuadrën më të mirë, bashkë…

Sport

03/10/2022 20:23

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën e Barcelonës.

Inzaghi është paraqitur në një konferencë shtypi para ndeshjes së radhës në Champions League, të cilën skuadra e tij e luan ndaj Barcelonës.

Për kundërshtarin e radhës, trajneri italian ka vetëm lëvdata. Ai e sheh Barcën si skuadrën më të mirë, bashkë me Manchester City.

“Ne do të përballemi me një prej skuadrave më të mira në Evropë. Kundër Bayern ata humbën pa meritë. Ne do të duhet të kemi përkushtim. Është shumë ndeshje delikate, ku duhet të tregojmë dhëmbët”, ka thënë Inzaghi, përcjell lajmi.net.

“Ata janë të fortë dhe të kompletuar, ata janë një prej tri skuadrave që ofrojnë futbollin më të mrië në Evropë. E dimë qartë rëndësinë e ndeshjes. Jemi Interi dhe do të tentojmë të tregojmë fuqinë tonë”, shtoi ai.

“Do të jetë një ndeshje ku ne do të vuajmë. Ata kanë agresivitet të madh dhe rikuperojnë topin shpejtë, ata dinë si të bëjnë gjithçka me top dhe pa top. Plus, këtë vit ata kanë Lewandowski, një lojtar i shkëlqyer”, ishin fjalët e trajnerit të Inter.

Ndeshja mes Inter dhe Barcelona do të përcaktojë shumëçka sa i përket skuadrës së dytë që shkon tutje nga grupi C. /Lajmi.net/