Inzaghi për Asllanin: Ai po rritet shumë tek Interi, jam i lumtur me të

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka vlerësuar shumë futbollistin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin. Inzaghi gjatë prononcimit të tij pas ndeshjes me Romën, e zhvilluar të dielën mbrëma, tha se Asllani po rritet shumë tek Interi. “Asllani erdhi në klub me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ai është këtu për një vit e…

Sport

30/10/2023 11:04

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka vlerësuar shumë futbollistin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin.

Inzaghi gjatë prononcimit të tij pas ndeshjes me Romën, e zhvilluar të dielën mbrëma, tha se Asllani po rritet shumë tek Interi.

“Asllani erdhi në klub me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ai është këtu për një vit e gjysmë, ai e di që është ndryshe të luash në Inter. Por ai po merr minuta, sepse ka cilësi të shkëlqyera dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të” – tha Inzaghi, përcjell lajmi.net.


Mesfushori shqiptar u inkuadrua në minutën e 75-të në vend të Calhanoglut.

21-vjeçari i lindur në Elbasan iu bashkua Interit nga Empoli në janar të vitit 2023 për 10 milionë euro.

Ndryshe, Interi triumfoi 1:0 kundër Romës, në takimin e vlefshëm për javën e 10-të në elitën e futbollit italian./Lajmi.net/