Inzaghi në “qiellin e shtatë”: Mund të shënonim më shumë se dy gola ndaj Milanit
Interi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve. “Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi u shpreh i kënaqur me fitoren në ndeshjen e parë, duke veçuar paraqitjen e futbollistëve të tij në pjesën e parë. Inzaghi shtoi…
Sport
Interi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.
“Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi u shpreh i kënaqur me fitoren në ndeshjen e parë, duke veçuar paraqitjen e futbollistëve të tij në pjesën e parë.
Inzaghi shtoi se ekipi i tij ka mundur të realizonte edhe gola të tjerë në këtë përballje.
“Jam shumë i kënaqur. Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, në të vërtetë mund të kishim shënuar më shumë se dy gola”, tha Inzaghi për Amazon Prime Italia, transmeton lajmi.net.
“Ishte një lojë e mrekullueshme, ne kemi kaluar tashmë nëpër disa raunde, kështu që ne e dimë se është vetëm ndeshja e parë. Ne do t’i kemi tifozët tanë pas vetes në ndeshjen e dytë dhe e dimë se ka ende një shtysë tjetër për ta bërë realitet këtë ëndërr”.
“Djemtë mbuluan çdo cep të fushës, ata ndihmuan njëri-tjetrin dhe ne e dimë se puna nuk ka përfunduar ende”, tha Inzaghi.
Ndeshja e dytë ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal luhet javën e ardhshme, gjithashtu në stadiumin “San Siro”.
Ekipi që shkon në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër Manchester City – Real Madrid./Lajmi.net/