Inzaghi i kënaqur me lojën e Interit ndaj Spezias

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur pas fitores së ekipit të tij. ‘Nerazzurrët’ kanë fituar 3:0 ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Spezias. Ekipi i Inzaghit dominuan gjithë takimin, në fund dhe rezultatin, transmeton lajmi.net. Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri, duke u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij. “Paraqitja ishte…

Sport

21/08/2022 10:34

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur pas fitores së ekipit të tij.

‘Nerazzurrët’ kanë fituar 3:0 ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Spezias.

Ekipi i Inzaghit dominuan gjithë takimin, në fund dhe rezultatin, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri, duke u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Paraqitja ishte shumë e mirë, kemi bërë një ndeshje serioze. Djemtë u treguan të aftë, në 15-20 minutat e para ishim pak të ngurtë, por kur zhbllokuam ndeshjen mund të kishim realizuar edhe gola të tjera përpara pushimit të pjesës së parë. I kemi bërë mirë të dyja fazat”, tha Inzaghi.

Në dy javë sa kanë zhvilluar ndeshje Interi ka grumbulluar pikët e plota, gjithsej gjashtë./Lajmi.net/