Inzaghi bisedon personalisht me Lukakun, dëshiron qëndrimin e tij

Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur me yllin e Interit, Romelu Lukaku.

Sport

31/05/2021 10:05

Romelu Lukaku është protagonist i lajmeve pasi sipas mediave italiane klubet angleze janë të interesuara për ta blerë atë, njëra ndër to edhe ish-skuadra e tij, Chelsea.

Por, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi ka folur personalisht me Lukakun për ta bindur atë se ai është në qendër të projektit të tij dhe nuk dëshiron largimin e tij.

Romano gjithashtu aludon se negociatat për Achraf Hakimin po vazhdojnë, por se “Nerazzurrët” nuk do të pranojnë një ofertë më të ulët se 80 milionë euro për të./Lajmi.net/