​Intervistimi i Berishajt, avokati Gashi: Nuk jap detaje, deklarata është konfidenciale

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë. Në llogarinë e tij në Facebook, Gashi tha se Berishaj qysh më 27.01.2023 ka paraqitur kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe se deklarata e…

Lajme

29/03/2024 16:17

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Gashi tha se Berishaj qysh më 27.01.2023 ka paraqitur kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe se deklarata e tij është konfidenciale.

Ai shtoi se si avokat i Berishajt, nuk mund të japë detaje në lidhje me këtë deklaratë.