Intervenimet e shumta për shuarjen e zjarreve në Kosovë – KFOR jep detaje

Në Kosovë, për disa javë ka pasur shumë vatra aktive të zjarrit të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në vend. Për të shuar këto zjarre, përveç zjarrfikësve, Policisë, AME-së dhe organizatave të tjera, ndihmë të madhe kanë dhënë edhe nga misioni i KFOR-it. Në lidhje me këto intervenime të tyre, nga KFOR kanë dhënë…

Lajme

24/08/2025 18:01

Në Kosovë, për disa javë ka pasur shumë vatra aktive të zjarrit të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në vend.

Për të shuar këto zjarre, përveç zjarrfikësve, Policisë, AME-së dhe organizatave të tjera, ndihmë të madhe kanë dhënë edhe nga misioni i KFOR-it.

Në lidhje me këto intervenime të tyre, nga KFOR kanë dhënë detaje, të cilët kanë thënë se ndihma e tyre përfshinte aktivitete zbulimi dhe ndërhyrje të drejtpërdrejta në terren.

Sipas KFOR-it, Task Forca e Aviacionit Amerikan e caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it Lindje, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në shuarjen e zjarreve duke kryer disa operacione nga ajri.

“Në komunën e Gjakovës, më 18 gusht, ekuipazhi kreu 12 shkarkime uji në një periudhë pesë-orëshe. Në komunën e Kamenicës, më 11 gusht, ai reagoi 11 herë gjatë një fluturimi gjashtë-orësh. Në Mitrovicë, më 26 korrik, ai kreu 18 operacione ajrore shuarjeje gjatë një periudhe katër-orëshe, dhe në Drenas, më 25 korrik, ai pati deri në 39 ndërhyrje gjatë një periudhe 20-orëshe. KFOR-i mbetet i gatshëm, brenda mjeteve dhe aftësive të tij, për të mbështetur parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente në Kosovë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, ka shkruar KFOR.

Zjarre të mëdha dhe që kanë sjell dëme të shumta kanë qenë në fshatin Kqiq të Mitrovicës, ku përveç tokave janë djegur edhe disa shtëpi. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë i KFOR-it: