International Champions Cup, pesë gjërat që nuk i keni ditur
Disa nga klubet më të mëdha të futbollit do të konkurrojnë në International Champions Cup edhe këtë verë, si pjesë e turneve të tyre në mbarë botën.
Sport
Turneu, i përbërë nga ndeshjet miqësore, sheh disa nga 12 ekipet më të mira në futboll të konkurrojnë për t’u kurorëzuar si kampionë.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell pesë gjërat që nuk mund t’i keni ditur rreth këtij turneu veror.
Mbahet në 6 shtete
Kina, SHBA-ja, Uellsi, Anglia, Singapori dhe Suedia do të jenë mikpritëse të të gjithë ndeshjeve të ICC me 16 stadiume për shkak të fazës së veprimit.
11 klube evropiane dhe Chivas
Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Bayern Munich, Fiorentina, Inter, Juventus, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham do të përfaqësojnë UEFA-n në turne. Chivas i Meksikës është i vetmi klub jo-evropian që merr pjesë.
Tottenham – kampion i vitit 2018
Dy fitore dhe një barazim ishin të mjaftueshme në tre ndeshje që ‘Gjelat’ të shpalleshin kampion, falë edhe golaverazhit më të mirë se Dortmund dhe Inter.
Chivas do të hap turneun
Fiorentina do të takohet me Chivas në Illinois në ndeshjen e parë të ICC 2019 më 16 korrik.
Edicioni i femrave
Turneu i femrave do të shohë tre klube evropiane dhe një klub amerikan të përballen në dy gjysmëfinale dhe finale.
Atletico Madrid, Manchester City, Lyon dhe North Carolina Courage do të jenë pjesëmarrësit. /Lajmi.net/