Interi të interesuar për Dybala

Interi janë të interesuar për transferimin e anësorit të Juventusit, Paulo Dybala.

Sport

26/03/2022 17:14

Dybala ka kontratë me Juven deri në fund të këtij sezoni, ndërsa marrëveshja për rinovim nuk po arrihet.

Argjentinasi pritet të largohet nga ‘Allianz Stadium’, pasi nuk pajtohet me kushtet që Juventusi i ka ofruar.

Sipas ‘Daily Mail’, Interi kanë shfaqur interesim të madh për ta transferuar Dybala në ekip, transmeton lajmi.net.

‘Nerrazzurët’ e shohin anësorin si një zëvendësues të Lautaro Martinez, i cili pritet të largohet gjatë merkatos së verës nga Interi.

Dybala më parë kishte deklaruar se nuk do të donte të tradhtonte tifozët e Juventusit, duke iu bashkuar ndonjërit nga rivalët e tyre të mëdhenj.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të mbajë fjalën, apo ka ndryshuar mendjen./Lajmi.net/