Interi s’lejon befasi, e mund Leccen dhe ngritet në vendin e dytë
Interi ka triumfuar ndaj Lecces në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma (sot), në kuadër të javës së 25-të në Serie A. Ekipi zikaltër fitoi pastër 2:0 kundër Lecces në stadiumin “Giuseppe Meazza” në qytetin e modës, shkruan lajmi.net. Lecce rezistoi deri në minutën e 29-të kur mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu zhbllokoi rezultatin me një…
Sport
Interi ka triumfuar ndaj Lecces në takimin e zhvilluar të dielën mbrëma (sot), në kuadër të javës së 25-të në Serie A.
Ekipi zikaltër fitoi pastër 2:0 kundër Lecces në stadiumin “Giuseppe Meazza” në qytetin e modës, shkruan lajmi.net.
Lecce rezistoi deri në minutën e 29-të kur mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur.
Lautaro Martinez shënoi golin e dytë dhe të fundit në këtë përballje në minutën e 53-të.
Falë kësaj fitoreje, Interi ngritet në pozitën e dytë me 50 pikë, 15 më pak se Napoli lider.
Lecce zë vendin e 15-të me 27 pikë gjithsej./Lajmi.net/