Interi shpreson që testimi i sotëm ndaj COVID-19 të shkojë mirë, në mënyrë që të rikthehet normaliteti
Interi sot do të kryejë një testim të dytë të lojtarëve ndaj COVID-19.
Sport
Gjatë javës, në kampin stërvitor të Interit, mbizotëroi panika, pasi D’Ambrosio, Handanovic, De Vrij dhe Vecino rezultuan pozitivë me COVID-19, shkruan lajmi.net.
Pas rasteve pozitive, ndeshja ndaj Sassuolos u anulua dhe frika ekzistonte që një valë ka kapluar lojtarët e tjerë.
Por në ditën e djeshme, testimet kanë dalë negative.
Tani, sipas La Gazzetta dello Sport, Interi shpreson që testimi i dytë të jap qetësi dhe të rikthehen gjërat në normalitet.
Sot to të kryhet testimi i dytë i lojtarëve, dhe në rast të rezultimit negativë të të gjitha testeve, atëherë Inter do vazhdojë stërvitjet./Lajmi.net/