Interi shet Shaqirin

Inter konsideron mundësinë e shitjes së Xherdan Shaqirit, vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij nga Bayern Munich.

Sport

23/04/2015 19:52

Interi mund ta shesë Xherdan Shaqiri vetëm gjashtë muaj pasi e mori nga Bayern Munich.

Ylli kosovar, kishte një fillim të mirë, kur erdhi në fillim, por që atëherë ka një rënie të madhe në lojën e tij.

Ai edhe në dy ndeshjet e fundit është lënë jashtë, ndërsa e njëjta gjë mund të ndodh edhe në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Romës.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Interi janë duke e kërkuar ta përforcojnë sulmin dhe Shaqiri mund të mos jetë në planin e tyre, transmeton Gazetaolle.com.

Shaqiri erdhi në huazim nga Bayern Munich me detyrim blerje për një klauzolë të vendosur prej 16 milionë euro.

Sikurse Shaqiri ashtu edhe Podolski nuk ka arritur të tregojë vetën tek Interi, ndërsa Evropa për këtë skuadër mbetet veëtm ëndërr në sirtar.