Interi s’e ndërron “strategjinë” – fitore minimale në fund të ndeshjes ndaj Torinos
Interi ka arritur të shënojë një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Torinos. Ndeshja e luajtur në kuadër të xhiros së gjastë të Serie A përfundoi në favor të Interit me rezultat minimal 1-0. Ndonëse “Zikaltrit” patën inciativë më të madhe, nuk arritën të krijonin shumë gjatë 90′ minutrave lojë. Në të dy pjesët 45′…

Sport
Interi ka arritur të shënojë një fitore të vështirë në shtëpi ndaj Torinos.
Ndeshja e luajtur në kuadër të xhiros së gjastë të Serie A përfundoi në favor të Interit me rezultat minimal 1-0.
Ndonëse “Zikaltrit” patën inciativë më të madhe, nuk arritën të krijonin shumë gjatë 90′ minutrave lojë.
Në të dy pjesët 45′ minutëshe, pati mungesë të rasteve të pastra për shënim, e për rrjedhojë loja e mesfushës nuk erdhi shumë në shprehje.
Gjithçka u kthye në favor të Interit në minutën e 89′ ku pas një asisti të Barellas, ishte Brozovic që e shfrytëzoi rastin për ta dërguar topin në rrjetë.
Interi kështu me këtë fitore ngritet në pozitën e 3’të në tabelë me 12 pikë, 1 më pak se Atalanta që ka një ndeshje më pak të luajtur dhe 1 më shumë se Milani që gjithashtu luan sonte kundër Sampdorias në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.
Napoli është kryesuese e tabelës në Serie A me 14 pikë. /Lajmi.net/