Interi nuk befasohet në shtëpi, mposht me rikthim Empolinë

Interi ka arritur të marrë fitore në ndeshjen e xhiros 36 në Seria A, ndaj Empolit.

Sport

06/05/2022 20:44

‘Nerrazzurërt’ ishin nikoqir të Empolit në ndeshjen e vlefshme për ligën italiane, të cilën e fituan me përmbysje 4:2.

Ishin fillimisht mysafirët që kaluan në epërsi prej dy golash, me anë të Pinamonti dhe Asllanit.

Por festa e tyre nuk zgjati shumë, pasi Interi shënoi dy gola të shpejtë pa përfunduar pjesa e parë, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 40`, Romagnoli shënoi autogol për të ngushtuar epërsinë, ndërsa pas vetëm 5 minutash shënoi Lautaro Martinez për 2:2.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për ekipin vendas.

Po zhvillohej minuta e 64` kur Lautaro shënoi golin e tretë për Interin dhe të dytin personal në këtë takim.

Për epilogun përfundimtar 4:2 u përkujdes Alexis Sanchez, i cili shënoi në kohën shtesë.

Kështu Interi nuk u befasua në shtëpi dhe mposhti me përmbysje Empolinë.

Pas kësaj fitore ekipi i Simone Inzaghit vazhdojnë garën për titull me 78 pikë, në vendin e parë, por Milani ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/