Interi nënshkroi Lautaron ‘falë Juventusit’ – shpjegohet në detaje transferimi i argjentinasit

Adelio Moro, i cili dikur ishte pjesë e Interit si skaut i skuadrës ka zbuluar se si Neroazurët kanë nënshkruar me Lautaro Martinez.

Sport

22/01/2021 11:46

Argjentinasi u bashkua me klubin e Interit në vitin 2018, për 25 milion euro.

“Hera e parë kur e kemi parë Lautaron të luaj ishte gjatë janarit të vitit 2017 kur po luhej Kampionati i Amerikës Jugore U-20”, tha Moro për Tuttosport.

“Ata na terguan se është shumë vonë që të dërgojmë dikë në Ekuador, por dua që ju të ndjekni çdo lojtarë në këtë garë që po ndjekim. Ata gjithashtu na treguan që Juventus ka nënshkruar me Bentancur dhe Rogerio, duhet të gjejmë edhe ne futbollistë të njëjtë”, tregoi ai.

“Kishte shumë futbollistë interesantë”, vazhdoi Moro.

“Lyanco, i cili përfundimisht u bashkua me Torino dhe Richarlison, i cili do të transferohej në Everton. Kur vëzhgonim Argjentinën, menjëherë vumë re këtë sulmues trupmadh, me aftësi të mëdha teknike: Lautaro Martinez.

“Ai ishte 19 vjeç dhe kishte kontratë me Racing Club, ne gjithashtu e dinim që Juventus dhe Atletico Madrid donin ta nënshkruanin gjithashtu.

“Ne i thamë atij:” Lautaro ka kaq shumë hapësirë për përmirësim, ne duhet ta nënshkruajmë atë menjëherë. ”

Tutje shpjegoi se drejtuesit e Interit dëshironin ta shihnin Lautaron personalisht dhe të fliste me agjentin e tij.

“Ai (drejtori sportiv i Interit) mundi klubet e tjera të interesuara dhe përfundimisht nënshkroi lojtarin”, përfundoi Moro./Lajmi.net/

Barca target Martinez and Argentina's young stars to watch out for in 2017-18 | Goal.com