Interi në finale të Ligës së Kampionëve, Inzaghi paralajmëron Cityn e Real Madridin

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023. “Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi u…

Sport

16/05/2023 23:49

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.

“Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”.

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi u shpreh i lumtur me arritjen e skuadrës së tij. Ai paralajmëroi Manchester Cityn dhe Real Madridin se synojnë ta fitojnë trofeun në finalen e Stambollit.

“Nga nesër me siguri do të kuptojmë atë që kemi bërë, ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë kundër skuadrave të mëdha”, tha Inzaghi për Sky Sports, transmeton lajmi.net.

“Finalja është një kënaqësi e madhe për ne. Një gol i dëshiruar dhe i marrë me shumë sakrifica, e besova që në ditën e shortit edhe pse e dija se ishte e vështirë. Koha do të na bëjë ta shijojmë edhe më shumë”.

“Normalisht, ne jemi atje tani dhe do të bëjmë më të mirën ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Nesër mbrëma do të shohim gjysmëfinalen tjetër, kushdo që fiton do ta gjejë Interin duke luajtur kundër tyre”, deklaroi Inzaghi.

Për Interin kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh dhe që nga viti 2010 kur edhe e fituan trofeun e çmuar.

Interi në finalen që do të luhet në Stamboll do të përballet me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid (1:1) që ndeshjen e dytë e luajnë të mërkurën (nesër) nga ora 21:00./Lajmi.net/