Interi me sponzor të ri në fanella

Klubi italian Inter nuk do të bashkëpunoj më me sponzorin e njohur Pirelli.

Sport

16/07/2021 16:29

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Inter do të ketë sponzor të ri në fanellat e tyre nga sezonin i ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Nerazzurët kishin marrëveshje sponzorizimi me firmën e njohur Pirelli, por duket se pas 26 vitesh palët kanë vendos të mos vazhdojnë bashkëpunimin.

Thuhet se drejtuesit e Interit kanë arritur marrëveshje me kompaninë Socios, që do të jetë sponzori dhe partneri i ri në fanellet e gjigantit italian nga sezoni 2021/22.

Kampioni i Italisë gjatë ditëve të ardhshme do të njoftoj edhe zyrtarisht marrëveshjen me sponzorin e ri. /Lajmi.net/