Interi kërkon vetëm fitore përballë Shakhtar Donetsk, formacionet e mundshme

Sonte nis xhiroja e dytë në Ligën e Kampionëve.

Sport

28/09/2021 09:34

Interi do të jetë mysafirë i Shakhtar Dontetsk nga ora 18:45, shkruan lajmi.net.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshjeve pas humbjeve të pësuar nga Real Madridi, respektivisht Sheriff Tiraspoli.

Gjiganti italian kërkon vetëm fitoren sonte duke marrë parasysh formën pozitive që është duke kaluar në Serie A.

Ndërsa Shakhtari para tifozëve të saj do të mundohet të ndal të paktën një pikë në shtëpi.

Në pesë përballjet e fundit Interi ka fituar dy ndeshje, ndërsa tri duelet tjera kanë përfunduar baras.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja ekipeve:

Shakhtar Donetsk: Pyatov; Dodo, Marlon, Matvienko, Ismaily; Maycon, Antonio; Tete, Pedrinho, Marlos; Traore

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Martinez, Dzeko /Lajmi.net/