Interi kërkon huazimin e Telles
Gjiganti italian Inter ka shprehur interesim për mbrojtësin e Man Utd Alex Telles.
Sport
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Inter po kërkon transferimin e Telles gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Nerazzurët po kërkojnë mbrojtësin në formë huazimi për një vit me të drejtë blerje në fund të sezonit.
28-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 27 paraqitje me Man Utd dhe si i huazuar te Porto, duke realizuar dy gola dhe gjashtë asistime.
Raportohet se braziliani është objektiv i skuadrës italianë për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa për krahun e djathë janë duke shikuar opsione si Denzel Dumfries, Nahitan Nandez dhe Hector Bellerin. /Lajmi.net/