Interi kërkon fitoren e dytë sonte përball Veronës, formacionet e mundshme
Skuadra e Interit do të përballet sonte me Veronën.
Sport
Interi përballet me Veronën sonte nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së dytë në Serie A, shkruan lajmi.net.
Kampionët e nisën shumë mirë këtë edicion duke mposhtur Genoan me rezultat 4-0, në anën tjetër Verona u mposht në shtëpi 3-2 nga Sassuolo.
Nerazzurët synojnë të vazhdojnë me fitore, e për të arritur këtë i duhet një tjetër paraqitje e mirë sonte.
Lautaro Martinez do të rikthet në këtë ndeshje, pasi mungoi në xhiron e parë shkaku i suspendit, dhe do të formojë dyshen e sulmit me Edin Dzekon.
Në anën tjetër Verona shpreson të shkaktoj befasi sonte dhe të ndal të paktën një pikë në shtëpi.
Formacioni i mundshëm i Veronës: Montipo, Magnani, Gunter, Ceccherini, Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic, Barak, Zaccagni, Kalinic
Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic, Skriniar, Bastoni, De Vrij, Perisic, Çalhanoglu, Brozovic, Barella, Darmian, Dzeko, Martinez /Lajmi.net/