Interi ia theu rekordin Milanit për vetëm një javë, shifrat rekorde që fitoi nga shitja e biletave për ndeshjen e dytë
Futbollistët e Interit mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit Milanin, këtë herë me rezultat minimal, duke u kualifikuar kështu në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2010, kur fituan edhe kupën. Mediat në Itali po raportojnë për fitimet rekord të klubit bazuar në biletat e shitura për një ndeshje…
Sport
Futbollistët e Interit mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit Milanin, këtë herë me rezultat minimal, duke u kualifikuar kështu në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2010, kur fituan edhe kupën.
Mediat në Itali po raportojnë për fitimet rekord të klubit bazuar në biletat e shitura për një ndeshje futbolli, transmeton lajmi.net.
Sipas raportimeve të shumta, “Nerazzurri” ka mbledhur një shumë astronomike prej më shumë se 12 milionë e gjysmë euro.
Në tribunat e San Siros kishte vende për 75.567 spektatorë, çka na çon në faktin se çmimi mesatar i biletës ishte afër 170 euro.
Interesant është fakti se Interi theu rekordin e “kuqezinjve” prej afro 10 milionë euro e gjysmë të vendosur në ndeshjen e parë të gjysmëfinales. Interi nga shitja e biletave për sfidën e kthimit fitoi mbi 12 milionë euro.
Italianët janë “të çmendur” pas futbollit, për këtë nuk ka dyshim, ndaj duhet pritur një numër i madh i tifozëve të skuadrës së Inzaghit në ndeshjen finale në Stamboll.
Takimi është caktuar për 10 qershor dhe rivali i tyre do të jetë më i mirë se Manchester City dhe Real Madrid./Lajmi.net/