Interi humb një nga talentët më premtues, transferohet te Zurich

Interi ka humbur një nga lojtarët më premtues, pasi lojtari i Italisë U-17, Wilfried Gnonto, ka firmosur zyrtarisht për FC Zurich.

Sport

23/04/2020 18:48

Skuadra  zvicerane njoftoi nënshkrimin në faqen e tyre zyrtare, duke vënë në dukje se është një kontratë tre-vjeçare e vlefshme nga sezoni 2020/21 deri në qershor 2023.

Ai lindi në qytetin italian të Verbania, me origjinë nga Bregu i Fildishtë, dhe ai ka qenë në akademinë e të rinjve Inter që nga mosha nëntë vjeç, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi Gnonto tashmë ka marrë pjesë në Kupën e Botës U-17  për Italinë dhe është startues i rregullt për skuadrën e Inter-Primavera U-19.

Kjo është kontrata e tij e parë profesionale, pasi Gnonto është vetëm 16 vjeç.

Do të thotë që Interi ka të ngjarë të marrë një bonus prej 200 mijë euro. /Lajmi.net/