Interi gjen zëvendësuesin e Lautaros

Inter ka filluar të mendojë për pasuesin e Lautaro Martinez.

Sport

25/04/2020 09:47

Ylli argjentinas mund të largohet nga Inter, për të realizuar një transferim drejt Barcelonës me t’u hapur afati kalimtar i verës.

Mundo Deportivo raporton se sulmuesi i Gent, Jonathan David, është subjekt interesimi i Interit, përcjell lajmi.net.

‘Zikaltërit’ do të transferojnë 20 vjeçarin për të zëvendësuar Martinezin, që vazhdon të jetë i lidhur me Barcelonën.

David, i cili mund të transferohet tek Inter për 20 milionë euro, ka shënuar 18 gola në të gjitha garat këtë sezon./Lajmi.net/