Interi fiton me përmbysje ndaj Ceremonese, Lautaro heroi i ‘Nerazzurri’

Interi i rikthehet fitores në Serie A. ‘Nerazzurri’ mposhten me përmbysje 2:1 Ceremonese, shkruan lajmi.net. Fillimisht, golin e parë të ndeshjes e shënoi David Okereke, i cili kaloi Ceremonese në epërsi prej 1:0 në minutën e 11’. Ndërkaq, golin e barazimit për Interin e shënoi sulmuesi Lautaro Martinez, i cili barazoi për 1:1 në minutën…

Sport

28/01/2023 19:52

Interi i rikthehet fitores në Serie A.

‘Nerazzurri’ mposhten me përmbysje 2:1 Ceremonese, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, golin e parë të ndeshjes e shënoi David Okereke, i cili kaloi Ceremonese në epërsi prej 1:0 në minutën e 11’.

Ndërkaq, golin e barazimit për Interin e shënoi sulmuesi Lautaro Martinez, i cili barazoi për 1:1 në minutën e 21’ të ndeshjes.

Pjesa e parë mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Skuadra e Interit ka arritur të kalojë për herë të parë në epërsi kundër Cremoneses, duke çuar rezultatin në 2:1.

Përsëri golashënues te “Nerazzurri” ishte Martinez, i cili shënoi në minutën e 65’.

Me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 40 pikë, kurse Ceremonese kanë vetëm tetë pikë në pozitën e 20./Lajmi.net/